Eksportet bujqesore konsolidojnë rritjen progresive

Prodhimet bujqësore shqiptare vazhdojnë të konkurrojnë në tregun rajonal por dhe më gjerë, prescription duke shënuar edhe rritjen më të madhe të eksporteve gjatë vitit të shkuar.

Sipas statistikave zyrtare, eksportet bujqësore u rritën gjatë 11 mujorit 2016 me 22 për qind krahasuar me një vit më parë.

Mbështetur nga investime të reja në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, si dhe subvencionet në rritje adresuar fermerëve, prodhimi bujqësor vendas jo vetëm që po mban të mbushura tregjet e vendit, me produkte të ndryshme, por madje edhe eksportet bujqesore shqiptare po konsolidojnë rritjen progresive.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se, eksportet e frutave dhe perimeve po dyfishojnë vlerën e përfituar në ekonominë shqiptare nga viti në vit.
Ato kryesojne ne tregjet kosovare, por edhe në vende si Serbi, Bullgari, Mal i Zi  etj.

Eksportet jane dominuar kryesisht nga perimet por edhe nga perimet e hershme që kultivohen në sera.
Investimet dhe rritja e prodhimit bujqesor vendas po gjeneron rritjen e eksporteve, duke rritur te ardhurat ne buxhetin e shtetit por edhe ne ekonomite e familjeve fermere, shprehen ekspertët.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 18 =