Ekzekutimi i Aleksandër Ndokës, viktima prej 2 muajsh drejtor i IKMT - Arbëria News

Ekzekutimi i Aleksandër Ndokës, viktima prej 2 muajsh drejtor i IKMT

Viktima Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, i cili u vra orët e para të mëngjesit të sotëm me armë zjarri shumë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Nënë Tereza” në Shkodër, mësohet se dy muaj më parë ishte emëruar në postin e drejtorit të IKMT-së në Shkodër.

Ndoka u gjet pa jetë i vrarë me armë zjarri në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE.

Sipas informacioneve të policisë mësohet se 48-vjeçari ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të dërguar në identifikimin e autorëve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 12 =