Elbasan, digjet në rrethana të mistershme një makinë - Arbëria News

Elbasan, digjet në rrethana të mistershme një makinë

Një makinë është përfshirë nga zjarri gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, në qytetin e Elbasanit.

Gjithçka ka ndodhur në lagjen “Kala”, ku dyshohet se një automjeti pa targa i është vënë zjarri.

Dyshimet paraprake flasin për një ngjarje të qëllimshme, ndërkohë që policia vijon hetimet për të zbardhur më shumë mbi çfarë ka ndodhur.

Kjo ngjarje vjen, pas atentatit të natës mes të premtes dhe të shtunës, ku persona persona të paidentifikuar , bënë një atentat me armë ndaj fisit Çapja dhe konkretisht dyshohet se shënjestra ka qenë Ardian Çapja.

Natën duke zbardhur e shtuna, u qëllua me armë zjarri dhe u dogj një makinë e fisit Çapja, çka ka bërë që policia të hetojë se mos ka lidhje mes dy rasteve. /noa.al

foto ilustruese

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + 12 =