Emigrantët po sjellin përsëri para në Shqipëri, 147 milionë euro në 3 muajt e parë të 2018 - Arbëria News

Emigrantët po sjellin përsëri para në Shqipëri, 147 milionë euro në 3 muajt e parë të 2018

Emigrantët po u sjellin përsëri para të afërmve të tyre në Shqipëri. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë ka një rritje me 9% në krahasim më vitin e kaluar. Gjatë tre muajve të parë të vitit janë dërguar  147 milionë euro nga emigrantët.

Ky është niveli më i lartë i dërgesave që nga tremujori i parë 2013, ndërsa ritmet e zgjerimit janë përshpejtuar në muajt e parë të këtij viti.

Pas vitit  2008-s të ardhurat  hynë në një cikël rënës, duke reflektuar kështu në  dobësimin e lidhjeve me familjet në Shqipëri, që normalisht fillon e ndodh pas një periudhë 10-15 vjeçare (emigrantët krijojnë familjet e tyre dhe dërgojnë më pak para tek të afërmit në Shqipëri). Kriza e shteteve fqinje, sidomos në Greqi, ishte një tjetër faktor që ndikoi në këtë tendencë.

Pas vitit 2013 u konstatua që cikli filloi t’i kthehej sërish rritjes. Rimëkëmbja e fqinjëvedhe rigjallërimi i emigracionit ishin dy faktorët baze mbi këtë fakt. Në vitin 2015 u shënua një rekord i kërkesave për azil në BE, me mbi 66 mijë persona, rekord i cili u përgjysmua  vitet në vijim.

Në total nga 2013-2017 ka pasur mbi 140 mijë aplikonte për azilant në vendet e BE-së, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat. Një pjesë e madhe e tyre arritën të qëndronin, duke filluar gradualisht punë dhe duke dërguar para në shtëpi. Ata fillojnë ndihmojnë të afërmit financiarisht pass një periudhe 2 vjeccare, gjatë së cilës janë sistemuar e rregulluar me punë.

Sipas të dhënave të Instat, në shtatë vitet e fundit (2011-2017), nga Shqipëria janë larguar në total rreth 330 mijë persona, si emigrantë. Që nga viti 2011 vihet re që ka pasur një rritje të shqiptarëve që braktisin vendin. Në atë vit u shënua dhe numri më i lartë i të ikurve, me rreth 52 mijë. Pasi është zvogëluar gradualisht në vite, një valë e re emigracioni u shënua sërish në 2017, në rreth 40 mijë persona të ikur.

Ndërsa ka shumë persona që kthehen, numri i atyre që ikin mbetet gjithnjë më i lartë dhe diferenca është negative. Në 2017-n, në një zhvillim negativ, pasi migracioni neto është përkeqësuar. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2017, numri  i emigrantëve është 39.905 persona dhe numri i imigrantëve, 25.003 persona. Migracionit neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve), rezulton -14.902 persona. Një vit më parë, diferenca ishte shumë më e ulët, më pak se 10 mijë persona. Kjo tregon se më shumë po ikin dhe më pak po kthehen.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + eight =