Emrat/ Deputet e LSI që Meta do i përjashtojë nga lista

Kreu i LSI, Ilir Meta është shprehur në tetor të vitit të kaluar se do të pastrojë partinë e tij nga kandidatët biznesmenë për deputetë.

“Një problem tjetër që unë e kam thënë dhe në rast se do të jem kryetari i LSI-së do ta kem në konsideratë, është kufizimi i pjesëmarrjes së biznesmenëve në Parlament. Mund të mos jetë me probleme që kanë të bëjnë me dekriminalizimin, por pjesëmarrja e madhe e biznesmenëve në Parlament dhe poste publike është një problem”, tha Meta gjatë një konference për mediat.

Në fakt, ky është një problem që prek të gjitha partitë politike në vend, por vetëm LSI ka pasur një qëndrim publik.

Ata janë: Piro (Spiro) Kapurani, Edlira Cekrezi, Agron Cela, Luan Duzha, Luan Rama, Përparim Spahiu, Robert Bitri, Ylli Shehu.

Tek partia e Metës ka edhe të tjerë anëtarë apo ish kandidatë për deputetë të cilët kanë biznese, por emrat e mësipërm, sipas deklaratës së kreut të LSI janë ata që rrezikojnë rikandidimin në listat e zgjedhjeve.

Mbetet për tu parë nëse ky qëndrim i Metës do të përmbushet apo edhe një herë do të mbetet vetëm në kuadrin e fjalëve

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − twelve =