Eni Çobani pësoi aksidentin e frikshëm, Ardit Gjebrea përlot me fjalët e ndjera - Arbëria News

Eni Çobani pësoi aksidentin e frikshëm, Ardit Gjebrea përlot me fjalët e ndjera

Aksidenti që kaloi juristja e njohur Eni Çobani ka bërë të reagojë edhe bashkëpunëtorin e saj në “E diela shqiptare”, moderatorin Ardit Gjebrea.

Mjaft i prekur ai ka bërë mëngjesin e sotëm një postim në Instagram ku shprehet falënderues ndaj Zotit, që Eni arriti fatmirësisht të shpëtonte.

“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove Eni Çobani.. u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua. E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine! Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni.

Faleminderit! Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër… Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!,”-përfundon Gjebrea në rrjete sociale. Pak ditë më parë juristja e njohur pësoi një aksident automobilistik, por fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 5 =