Erdogan: Nëse do të jete nevoja do të përdorim raketat S-400 - Arbëria News

Erdogan: Nëse do të jete nevoja do të përdorim raketat S-400

Presidenti turk  Erdogan  ka deklaruar se  sistemin e mbrojtjes raketore S-400 që do të blejë  nga Rusia nuk do ta mbajë nëpër depo, por nëse do të jetë e nevosjme do ta vërë në punë.

“Ne nuk blemë raketat S-400 vetëm për t’i ruajtur. Ne do ti përdorim ato nëse do të jetë e nevojshme. Ky është një sistem mbrojtës. A do të varemi sërish nga SHBA-ja? Kur ne kemi kërkuar prej tyre për vite me radhë, përgjigja që na është dhënë është: Kongresi i SHBA nuk po lejon. Ne jemi të lodhur nga kjo,” tha Erdogan.

“Rusia i është përgjigjur ofertës sonë me një ofertë mjaft tërheqëse. Dhe sa i përket kredive, ata na kanë ofruar kushte mjaft të mira për kredi. Tani për tani, ne po e drejtojmë këtë proces në këtë mënyrë, “shtoi presidenti.

Këto deklarata janë transmetuar nga disa televizione private në Stamboll.

Në dhjetor, Turqia dhe Rusia kanë firmosur marrëveshjen mbi  sistemin raketor S-400,  e cila thellonte lidhjet ushtarake midis anëtarit të NATO-s,  Turqisë dhe Kremlinit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × four =