Erdoğan-Nishanit: Shqipëria të pastrojë territorin e saj nga elementët të cilët janë kërcënim për Turqinë - Arbëria News

Erdoğan-Nishanit: Shqipëria të pastrojë territorin e saj nga elementët të cilët janë kërcënim për Turqinë

Presidenti i Turqisë, site Recep Tayyip Erdogan, është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani dhe më pas të dy homologët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.
Presidenti Erdo?an në fjalën e mbajtur në konferencën e përbashkët duke vënë në dukje se në takim është biseduar edhe rreth organizatës terroriste Fetullahç? (FETÖ) dhe luftën kundër saj u shpreh: “Është e drejta jonë të kërkojmë që Shqipëria të pastrojë territorin e saj nga elementët të cilët janë kërcënim për Turqinë. Jemi në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe për sigurinë.

Vendi jonë është duke dhënë përvojën dhe kontributin e tij për policinë e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Në këtë fushë zhvillojmë trajnime të ndryshme. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.”

“Gjatë takimit me Nishanin folëm edhe për organizatën terroriste FETÖ si dhe luftën kundër saj. Unë e falënderoj personalisht dhe në emër të popullit tim për ndihmën e dhënë ndaj nesh në lidhje me këtë çështje”, ka theksuar ndër të tjera Erdo?an.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − eight =