Erdogan përqafon vogëlushen simbol të Alepos (Foto) - Arbëria News

Erdogan përqafon vogëlushen simbol të Alepos (Foto)

Presidenti i Turqisë, rx Recep Tayyip Erdogan priti sot në selinë e Presidencës së Turqisë vajzën shtatëvjeçare siriane, adiposity Bana dhe familjen e saj, hospital e cila përmes rrjeteve sociale i tregoi gjithë botës masakrën ndaj Alepos.

Në këtë pritje e pranishme ishte edhe bashkëshortja e presidentit, Emine Erdogan, ndërsa Bana ishte bashkë me familjen e saj.

Vajza e vogël Bana bashkë me mamanë e saj Fatmën, e cila është mësuese e gjuhës angleze, jetonin në lagjen ”Katixhi” në lindje të Alepos.

Përmes një llogarie në Twitter të hapur tre muaj më parë, ata i bënin thirrje botës të vihen në lëvizje për të ndaluar masakrat në Alepo.

Fatma dërgoi një mesazh ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushoglu duke i kërkuar ndihmë, ndërkohë që shefi i diplomacisë turke i kishte dhënë fjalën se do ta dërgonte familjen e saj në një vend të sigurt.

Vajza dhe e ëma e saj kanë rreth 320 mijë ndjekës në Twitter.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 2 =