Këngëtari i njohur Ermal Meta do të vijë sërish në Tiranë për të dhuruar spektakël  në Pallatin e Kongreseve.

Kantautori ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një fotografi ku tregon se më 4 mars do të jetë në Shqipëri. Madje edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka zbuluar se Ermali shumë shpejt do të vij në vendin tonë dhe  bashkë me Ermalin do të vijnë edhe 4 artistë të talentuar italianë.

“Ju kujtohen emocionet e koncertit të Ermal Metës? 💁‍♂Talenti shqiptar kthehet përsëri në Tiranën e tij, krahas 23 koncerteve në skenat më të mira në 19 qytete italiane.🎉🎻🎼

Pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare, ku këtë herë do të dhurojë një supershfaqje te Pallati i Kongreseve.😊 Së bashku me katër artistë të talentuar italianë të GnuQuartet do të sjellin një atmosferë magjike që nuk duhet humbur 🎊

Kur? Më 4 Mars, ndaj bëj grupin e shihemi atje!”, shkruan Veliaj në postimin e tij në “Instagram”