Eurostat: Shqipëria e fundit në të ardhurat për frymë, e vetmja me përkeqësim - Arbëria News

Eurostat: Shqipëria e fundit në të ardhurat për frymë, e vetmja me përkeqësim

Shqipëria është e vetmja nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, që jo vetëm nuk ka pasur përmirësim në drejtim të procesit të konvergjencës (rritjes më të shpejtë ekonomike sesa Europa, me qëllim që të arrijë mesataren e të ardhurave të BE), por përkundrazi ka ardhur në përkeqësim.

Për vitin 2016, të ardhurat për frymë të shqiptareve ishin sa 29% e mesatares së BE, nga 30% që ishin në 2014-n. Shtetet e tjera të rajonit kanë ecur të gjitha përpara. Bosnja, që dikur ishte më poshtë se ne, tashmë ka mbërritur në 32% të mesatares së BE. Edhe Serbia, pas rënies relative në 2015, ka rikuperuar treguesin në 37% të mesatares së BE. Nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në rajon e ka Mali i zi, sa 45 për qind e mesatares së BE-së.

Pas Mali të Zi, renditet Serbia dhe Maqedonia, ku të ardhurat për frymë janë sa 37 për qind e mesatares europiane. E parafundit renditet Bosnja, me tre pikë për qind më shumë se Shqipëria, ku të ardhurat për frymë në 2016-n shënuan sa 32 për qind e mesatares së BE-së. Të gjithë vendet e rajonit e kanë përmirësuar treguesin e të ardhurave për frymë.

Mali i Zi është vendi që ka pasur përmirësimin më të lartë në rajon, nga 41 për qind në 201-n, të ardhurat për frymë i janë afruar mesatares së BE-së me katër pikë përqindje krahasuar me dy vjet më parë.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat. Përpos të ardhurave për frymë, ka rënë edhe treguesi i Konsumit Aktual Individual.

Konsumin Aktual Individual është tregues i mirëqenies materiale të familjeve në Europë. Ky tregues në Shqipëri është më i ulët jo vetëm ndër vendet e BE-së, por edhe na rajon. Në 2015-n ishte sa 28 për qind e mesatares së Bashkimit Europian, ndërsa në 2016-n sa 27 për qind, duke pësuar rënie me një pikë përqindje.

Nivelin më të larte të këtij treguesi në rajon e ka Mali i Zi, ku Konsumi Aktual Individual është sa 56 për qind e mesatares se BE-se (dyfish më shume se Shqipëria). më pas renditet Serbia, ku treguesi ACI është sa 47 për qind e mesatares europiane. Maqedonia dhe Bosnja kane të njëjtin nivel të treguesit të Konsumit aktual Individual më 41 për qind. (shiko tabelën e publikuar nga Eurostat)

Vendet e rajonit e kanë përmirësuar treguesin e Konsumit Aktual Individual, dhe ritmin më të lartë të përmirësimit edhe për këtë tregues e ka Mali i Zi, me një rritje prej 3% krahasuar me një vit më parë. Treguesi për Serbinë dhe Bosnjen ka qenë konstant nga 2014-2016-n. Ndërsa Maqedonia ka pasur një rritje të lehtë prej vetëm një për qind.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat, zyra e statistikave e Bashkimit Europian, për treguesin e Konsumit Aktual Individual bazohen në rishikimin e fuqisë blerëse, si dhe në Prodhimin e Brendshëm Bruto, së bashku me popullsinë.

Me ketë ritëm është shumë e vështirë që Shqipëria të arrijë mesataren e BE në 35 vjet, më shpejt se gjithë Ballkani Perëndimor që do i duhen 60 vjet, ashtu siç parashikoi së fundmi Banka Botërore, teksa Shqipëria po mbeten dukshëm prapa të gjithëve. /Monitor/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − six =