Fëmijët e famshëm shqiptarë, me shumë ndjekës në Instagram - Arbëria News

Fëmijët e famshëm shqiptarë, me shumë ndjekës në Instagram

Nuk përbën asnjë çudi që fotot me fëmijë tërheqin më shumë vëmendje se çdo foto tjetër në rrjetet sociale.

Mund të kenë sukses në çdo skenë, mund të kenë shkëlqyer në një projekt apo mund të duken fashion në një foto, asgjë nuk krahasohet para një fotoje me vogëlushin/en.

Një pjesë e mirë e personazheve të njohur e kanë kuptuar herët këtë dominim, sapo kanë publikuar një foto të bebes së tyre. Ndaj edhe, jo pa qëllim, kanë zgjedhur të krijojnë një profil të veçantë për fëmijën e tyre për t’ia dhënë të gjithë vëmendjen.

Paola e vogël e Piter Panit. Nuk është e vetmja vogëlushja 4-vjeçare. Bashkë me të, edhe të gjithë fëmijët e tjerë të Piter Panit kanë pasur të njëjtin sukses. Fansat u shtoheshin javë pas jave, ditë pas dite, minutë pas minute. Të vegjlit “u lodhën” aq shumë nga fama dhe nga vëmendja e publikut, sa kuptuan se rruga nga Tv Klan në shtëpi dhe anasjellas, tani mund të zgjaste me orë nga ndalesat dhe përshëndetjet e njerëzve.

Përtej Piter Panit, personazhet e njohur në botë dhe në Shqipëri, e kanë përdorur edhe si një mënyrë e mirë marketingu vëmendjen e fëmijëve. Mjafton një foto apo një video e ëmbël dhe fansat rriten si me magji. Nëse është i padrejtë ky lloj “karremi” për të fituar sa më shumë fansa, kjo mbetet për t’u diskutuar sërish, por vëmendjen, gjithsesi, fëmijët e kanë marrë tashmë dhe po e gëzojnë jo më pak se prindërit e tyre.

Don Fernando, djali çapkën i Çiljetës, ka një profil të tijin në Instagram. Mami Çili, me siguri, është administratorja e kësaj llogarie, poston aty çdo foto të Fernandos dhe video të tij. Don Fernando nuk ka pak, më shumë se 10 mijë ndjekës në Instagram.

Ella Faria, prej disa javësh është motra e madhe. Edhe ajo prej kohësh ka një profil të vetin në rrjet. Ka foto shumë të bukura nga momentet e saj të ëmbla. Si modele, mami Emina është e kujdesshme edhe në postimin e fotove të vogëlushes.

Tian Patris Berisha është një yll tjetër i Instagramit. Mjafton ta hapësh profilin e tij dhe kupton se ke të bësh me një artist të lindur. Tuna s’ia lejon vetes të gabojë, aq më tepër tek i biri. Por as babi Patrisi, si artist, nuk mbetet më pas.

Roan, djali i Majkit dhe Majlindës, u bë shumë shpejt mik me ne të gjithë. Edhe për fotot e tij kujdeset Majlinda. Roan, një beb i bukur, ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe fansat po i rriten dita-ditës.

Renee është ndër të parët personazhe të vegjël që sapo lindi, “fitoi” një profil në Facebook dhe pas tij edhe në Instagram. Videot e ëmbla me lojërat, kërcimet dhe këngët e saj kanë qenë ndër më të pëlqyerat edhe nga këngët e mamit dhe të babit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =