Fier/ Tenton të kalojë mbi rezervuarin e ngrirë por bie në ujë, humb jetën 40 vjeçari

Një 40­vjeçar banues në fshatin Petove në Fier ka rënë në rezervuar. 40­vjeçari ka tentuar të kalojë mbi rezervuarin e ngrirë, por akulli është thyer dhe ai ka rënë në ujë. Nuk dihet identiteti dhe gjendja në të cilën është 40­ vjeçari, megjithëse dyshohet se ai mund të jetë ende gjallë. Temperaturat e ulëta bëjnë ta pamundur kërkimin nga banorët ndërsa pritet ndihma e polumbarëve.

 

Njoftimi i policisë:
“Më datën 11.01.2017, ora 13:20, në liqenin e fshatit Petovë, Fier, shtetasi Xh, rreth 40 vjeç, bari në fshatin Petovë, duke provuar të qëndroi sipër akullit të liqenit, është thyer akulli dhe është fundosur. Për pasojë ka gjetur vdekjen. Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × five =