FIFA shpall Ronaldon futbollistin më të mirë

Cristiano Ronaldo fitoi një tjetër çmim. Portugezi, pas suksesit në Topin e Artë, u zgjodh si futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA, që organizoi ceremoninë e veçantë, mbrëmjen e së hënës në Zyrih. Sulmuesi i Real Madrid fitoi garën me Lionel Messi dhe Antonie Griezman.

FIFA shpalli formacionin më të mirë të vitit. Futbollistja më e mirë u zgjodh amerikania Carli Lloyd. Në përzgjedhjen e bërë nga votat e tifozëve dhe vetë lojtarëve, 9 futbollistë janë pjesë e kampionatit spanjoll, të cilët luajnë me Real Madrid dhe Barcelona.

Reshtimi është 4-3-3, ku në portë është Neuer. Mbrojtja ka në përbërje Marcelo, Ramos, Pique dhe Dani Alves. Në mesfushë gjejmë Iniesta, Kroos dhe Modric. Në sulm ndodhet Ronaldo, Suarez dhe Messi.

Trajneri më i mirë i vitit u zgjodh Cladio Ranieri, i cili shpalli surprizën Leicester kampion të Anglisë. Ai mori thuajse gjysmën e votave.

Trajnerja më e mirë u shpall, Silvia Neid, e cila drejton përfaqësuesen e Gjermanisë.

Golin më të bukur për vitin 2016, sipas tifozëve e realizoi Mohd Faiz Subri, i cili aktivizohet në kampionatin e Malajzisë.

Vlerësimin për tifozerinë më të bukur e morën ata të Liverpool dhe Borussia Dortmund, me shfaqjen e dhënë në përballjen mes dy ekipeve.

FIFA, në këtë mënyrë organizoi një shpërndarje të re çmimesh, pas mbylljes së bashkëpunimit me revistën “France Football”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × five =