Fifi:"Normal që është rren, kurrë nuk e kam thënë.Të më vinte turp prej kilogramëve isha dobësuar. - Arbëria News

Fifi:”Normal që është rren, kurrë nuk e kam thënë.Të më vinte turp prej kilogramëve isha dobësuar.

Ka qenë një lajm i vetëm pak orëve më parë, ku u përfol gjatë në media se këngëtarja e njohur Fifi, mundet që të mos dalë të performojë në skenën e “Këngës Magjike”, pikërisht për shkak të problemeve me peshën.

Fifi dhe Mc Kresha, janë dyshja e artistëve që me hitin e tyre “Psikopatja jote”, debutojnë në këtë edicion të 20-të të “Kënga Magjike”, ku sipas shifrave dhe komenteve të shumta në rrjetet sociale, kënga e tyre është pretendente për të fituar çmimin e parë.

Por, përtej gjithë suksesit dhe emocioneve pak përpara sfidës finale në skenë, po thuhet që Fifi ndoshta nuk mund të dalë të këndojë “Psikopatja jote”, për shkak të problemeve me kilogramët e saj.  Sigurisht, që në një situatë të tillë, ajo nuk mund të qëndronte duarkryq dhe pa reaguar fare, ndaj ka zgjedhur që përmes INTV-së, të japë një përgjigje nga ato tipiket  “alla” Fifi!

“Normal që është rren, kurrë nuk e kam thënë.Të më vinte turp prej kilogramëve isha dobësuar. Kurrë s’kam dhënë deklaratë të tillë” ka thënë ajo!
Dhe në pak fjalë i ka shprehur të gjitha duke u mbyllur gojën edhe thashethemeve që përfliten për të!

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 5 =