Filmi artistik shqiptar “Ballë për ballë” i nënshtrohet procesit të restaurimit - Arbëria News

Filmi artistik shqiptar “Ballë për ballë” i nënshtrohet procesit të restaurimit

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”41146″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Filmi artistik shqiptar “Ballë për ballë”, this web prodhuar në vitin 1979 pritet t’i nënshtrohet procesit të restaurimit. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit mes filmave të tjerë për të cilët është pohuar se kërkojnë ndërhyrje, ka përzgjedhur këtë film që mban emrin e regjisorëve Kujtim Çashku dhe Pirro Milkani.

Projekti i radhës për restaurimin e filmit “Ballë për ballë” pritet të kryhet falë një bashkëpunimi me “Hungarian FilmLab” Budapest, ndërsa më herët nga ky bashkëpunim u restauruan dhe filmat “Përrallë nga e kaluara” dhe “Përjetësi” të regjisorit të mirënjohur, Dhimitër Anagnosti.

Filmi “Ballë për ballë”, një nga filmat e rëndësishëm të fondit filmik të AQSHF-së, i cili rrezikon dekolorimin total të ngjyrave u përzgjodh mes titujve të filmave si: “Liri a vdekje”, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Në shtëpinë tonë”, të cilët gjithashtu kanë nevojë për një ndërhyrje urgjente. Problematika me këta filma është që në kohën kur ata janë prodhuar. Deri më tani për shkak të pamundësive të fondeve, AQSHF ka bërë të mundur restaurimin e disa filmave të njohur të kinemasë shqiptare dhe kjo falë bashkëpunimit me të huajt.

Nga bashkëpunimet e AQSHF deri tani janë restauruar filmat si “Skënderbeut”, “Nëntori i dytë”, “Tomka”, etj.

“Ballë për ballë” është një film artistik i metrazhit të gjatë dhe i prodhuar në vitin 1979 nga ish Kinostudio Shqipëria e Re dhe një nga filmat që ka angazhuar emra të njohur të kinemasë. Filmi me regji nga Kujtim Çashku, Pirro Milkani bazuar në romanin e Ismail Kadaresë “Dimri i madh” është realizuar me muzikë nga Feim Ibrahimi.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + 5 =