Flaka Haliti do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Venedikut - Arbëria News

Flaka Haliti do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Venedikut

Flaka Haliti është artistja e cila do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Venedikut, mind vendim ky i marrë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës Memli Krasniqi.

Artistja kosovare që jeton dhe punon midis Prishtinës,Vjenës dhe Munih-ut dallohet për artin e saj kryesisht konceptual të bazuar në mix-media. Punët e Flakës janë shfaqur në ekspozita të ndryshme të vendeve të Europës si Berlin, Vjenë, Karlsruhe, Zagreb, Sarajevë, Beograd etj. Ajo është fituese e Çmimit Muslim Mulliqi X në vitin 2014, e organizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës. Fitues e Henkel Art Award 2013 çmim i dhënë në bashkëpunim me KulturKontakt Austria dhe Muzeun e Artit Modern në Vjenë – mumok. Fituesi i 54th October Salon 2013, Beograd. Dhe Çmimi i parë fitues i Agriculture and Banking, organizuar nga Städelschule dhe Rentenbank Frankfurt.
Ndërkaq Kuartor i Pavijonit është emëruar Nicolaus Schafhausen. Ai është një artist dhe kurator shumë i njohur, themelues i disa institucioneve kulturore në Evropë. Nicolaus aktualisht është drejtor i Kunsthalle Wien në Austri dhe drejtor strategjik i Fogo Island Arts, një iniciativë e Canadian Shorefast Foundation.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + 17 =