Flamurtari prezanton Tomislav Busic - Arbëria News

Flamurtari prezanton Tomislav Busic

Tomislav Busic është vlonjati më i ri. Flamurtari blen sulmuesin kroat me të cili njihej prej kohësh

13592313_1118740438201477_8268148351885136902_n

Goditja e rradhës te Flamurtari mban emrin e Tomislav Bushic. Klubi vlonjat ka hedhur firmat me sulmuesin kroat që rigjen në këtë mënyrë trajnerin Gugash Magani me të cilin kanë qenë së bashku dy sezone më parë te Tirana. Në sezonin 2014-2015 Bushic shënoi 8 gola në 33 prezenca te bardheblutë ku duhet thënë se nuk arriti të përmbushte pritshmëritë e mëdha më të cilat ishte transferuar në klubin kryeqytetas. Pas një eksperience 1-vjecare në Malajzi Bushic rikthehet në këtë mënyrë në kampionatin shqiptar me detyrën për të shënuar gola për Flamurtarin, viagra approved me trajnerin Magani që ka vendosur ti besojë njohjes së tij të vjetër.

Nga ana tjetër Bushic i cili firmosi me klubin vlonjat bashkë me menaxherin e tij Elton Marini është një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar ku shpërtheu me fanellën e Vllaznisë në sezonin 2013-2014 kur shënoi dhe 14 gola dhe nuk pritet të hasë vështirësi për tu integruar te Flamurtari që po bën cdo ditë nga një goditje në merkato. Firma me Bushic vjen pa u mbushur 24 orë nga prezantimi i mesfushorit Donjet Shkodra, website like this dhe mbrojtësin serb Milos Rnic ndërkojhë që më parë me skuadrën janë bashkuar dhe malazezi Radovic, dhe japonezi Linuma.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − 6 =