Nuk ndjejmë keqardhje për djalin tonë, e kemi bërë haram - Arbëria News

Nuk ndjejmë keqardhje për djalin tonë, e kemi bërë haram

­ Prindërit e Almir Dacit, viagra buy njërit nga dy shqiptarët të cilët shfaqen në video­mesazhin e ISIS që kërcënojnë për sulme kundër të pafeve në Ballkan, cost dënojnë veprimin e djalit të tyre.

Prindërit e Almirit, dosage Xhevahir dhe Nafije Daci, thonë se “nuk ndjejnë keqardhje për djalin e tyre”. Ata tregojnë sesi djali i tyre u pati thënë se do të shkonte në Arabi, po jo në luftë, ndërsa shprehen se nuk e dinë sesi Almir Daci u bë pjesë e ekstremistëve.

Duke u shprehur se situata ekonomike e djalit të tyre ishte mjaft e vështirë, ata rrëfejnë se “djalin e tyre e largoi nga puna Myftiu i Pogradecit pasi nuk kishe falur Bajramin në ditën e duhur”. E ndërsa i bëjnë apel shtetit që të kthejë djalin e tyre, Nafije e Xhevahir Daci thotë se “djalin tyre e kanë gënjyer që flet në atë mënyrë për shqiptarët”. “Nuk e dimë që djali ka kërcënuar gazetarë. Djali ynë do të vrasë shqiptarë. Akuzat për vrasjen e Denis Hamzait janë të pabaza.

Familja e tyre na mban mëri”, thonë prindërit e Almir Dacit. Daci u largua nga Pogradeci duke u tha familjarëve se do t shkonte n Arabi, ndërsa fëmijët dhe bashkëshortja e tij jetojnë në Shqipëri.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + nineteen =