Në kulmin e karrierës këngëtari i njohur i ka habitur të gjithë fansat e tij me njoftimin e fundit në Instastory.

Flor Mumajesi ka folur për vendimin më të vështirë të jetës së tij, shkëputjen nga muzika. Pas çmimit të parë të “Kënga Magjike”, edicioni i 20-të, pas hiteve dhe bashkëpunimeve të fundit muzikore, të cilat kanë rezultuar absolutisht sukseset e tij të radhës, vjen vendimi për të hequr dorë nga muzika.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Vendimi më i vështirë i jetës sime, të shkëputem nga muzika… Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot…Nuk jam dorëzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vërtetë! Ju dua”, shkruan ai në disa postime n në Instastory-n e tij!