Fluks emigrantësh në Shkodër, 39 të ndaluar brenda pak orëve - Arbëria News

Fluks emigrantësh në Shkodër, 39 të ndaluar brenda pak orëve

Gjatë një operacioni të kryer nga Policia e Shtetit, janë kaput, mbi 39 shtetas që vinin nga vendet e treta në tentativë për të kaluar kufirin shqiptar për në Mal të Zi e me pas për të vijuar e udhëtimit drejt vendeve të BE-së.

Në operacionin e parë, nga forcat e kufirit dhe migracionit u kapën 34 shtetas në vendin e quajtur “Shina-Hidrovor”, Han i Hotit.

Policia pasi i ka pikasur në tentativë për të kaluar nga kufiri i gjelbërt, është vënë në lëvizje duke arritur ti ndalojë ata.

Gjatë marrjes në pyetje ka zbuluar se 31 prej tyre janë larguar nga qendra e pritjes dhe akomodimit në Babrru, ndërsa 3 prej tyre kishin hyre ilegalisht në Shqipëri nga Kakavija.

Aksioni i dytë policor u krye në vendin e quajtur ‘Gryka e Shegës’, ku u ndaluan 5 shtetas, nga Siria.

Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u ridërguan në Q.K.P. të Azilkërkuesve Babrru.

Kjo shifër në rritje sipas policisë së kufirit mbetet një shqetësim serioz, prandaj pritet që ti kërkohet qeverisë shqiptare një strategji e re për menaxhimin e tyre në qendrën e pritjes.

Njoftohet se nëkufirin me Greqinë do të ketë brenda pak ditësh patrulla shtese, ndër të cilat do të jenë edhe ato Frontex.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − four =