‘Forbes’ publikon listën e artistëve më të pasur në botë/Ja kush kryeson - Arbëria News

‘Forbes’ publikon listën e artistëve më të pasur në botë/Ja kush kryeson

Revista prestigjoze “Forbes” shpalli këtë fundvit edhe listën e artistëve më të pasur në glob, listë e cila kryesohej nga Beyonce me të ardhura 105 milion dollarë dhe më pas pasohej nga Adele me 69 milion $.

Të gjitha këto të ardhura janë pasqyruar pas llogaritjes së taksave dhe shpenzimeve të tjera ekstra.

Sërish “Forbes”, me një përllogaritje të thjeshtë nga qershori i 2016-ës deri në qershorin e 2017-ës, harku kohor që mat pasurinë  e të famshmëve, ka treguar edhe sa para ka fituar kryesuesja e listës në një minutë.

Dhe sa mund të ketë fituar në minutë? Afërsisht sa paga mesatare në Shqipëri!

Në këtë hark kohor, Beyonce ka fituar plot 202 dollarë (të pataksuar) ndërkohë që paga mesatare vjetore në Shqipëri për këtë vit ka qenë afërsisht 209 euro neto.

Albumi i fundit, “Lemonade”, turneu “The Formation World Tour”, linja e veshjeve “Ivy Park” dhe partneriteti në “Tidal” i kanë dhënë këngëtares së “Perfect Duet” mjaftueshëm para për të qenë artistja femër më e paguar e vitit që po lëmë pas.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 4 =