Formacioni i vitit i UEFA-s, dominon Real Madrid   - Arbëria News

Formacioni i vitit i UEFA-s, dominon Real Madrid  

Reali i Madridit dominon formacionin e vitit të publikuar nga UEFA.com.

Sondazhi i kryer nga faqja online e  qeverisë së futbollit evropian, ku kanë marrë pjesë plot 800 mijë votues sheh triumfues pesë lojtarë të klubit mbretëror të përzgjedhur për 11-shen më të mirë.

Nga lista e gjerë e përbërë më 50 kandidatura shumica e votave shkuan për  futbollistët e Realit, konkretisht për Ramos, Marcelo, Kroos, Modric dhe portugezin Cristiano Ronaldo e nuk është çudi një fakt i tillë pasi viti që lamë pas rezultoi të ishte historik për Los Blancos në triumfet e tyre.

Vlerësim kanë marrë edhe lojtarët e Juventusit falë rendimentit në edicionin e shkuar të Champions Leagues ku arritën në finale pikërisht me Madrilenët e Zinedinë Zidane.

Kështu janë tre lojtarët e bardhezinjve që shtojnë rradhët e formacionit më të mirë të publikuar nga sondazhi i UEFA-s si ikona Buffon, Alves që sot aktivizohet tek PSG dhe Chiellini.

Nga katalanasit e Barcelonës lakohet vetëm emri i argjentinasit Messi, ndërkohë organika plotësohet me dy emra nga Premier League, përkatësisht atë të De Bruyne nga Manchester City dhe Hazard të Chelseat.

Sergio Ramos kryeson sondazhin si lojtari më i votuar pasi kapiteni i Los Blancos ka marrë plot 73,7 për qind të votave.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + nine =