FOTO/ Adem Demaçi, një yll i ylberizuar në shpirtin dhe ndërgjegjen e kombit - Arbëria News

FOTO/ Adem Demaçi, një yll i ylberizuar në shpirtin dhe ndërgjegjen e kombit

Nga Lefter Çipa

Ja dhe një burrë madhor, po i mërgon kombit dhe në veçanti Kosovës. Një hidhërim i kombit për burrin e ditur, trim e të paepshëm.

Historia e këtij burri buroi i mbetet dhe i përket kombit, por në veçanti Kosovës. Ndiejmë një gur në zemër. E ky gur le të dritësojë për breza historinë e shqiptarizmës!

Shqipëria gjithmonë ka nxjerrë burra të mendjes, por në një moment final për Lirinë e Kosovës Adem Demaçi u lartësua si hero dhe profet.

Për këtë arsye për gjithë shqiptarët Adem Demaçi, mbetet një yll i ylberizuar në shpirtin dhe ndërgjegjen e kombit. Ne shqiptarët dhe tërë Shqipëria le t’i japim ngushëllimet familjes Demaçi.

Jemi pjestarë të këtij ngushëllimi. Por jemi të sigurtë se pasardhësit e tij do ta dritësojnë historinë e Adem Demaçit ndër brezat që do vijnë…

Le ta quajmë ringjallje jetën e Adem Demaçit! Njerëz të tillë kanë bërë historinë e pavdekësisë dhe mbeten në pavdekësi.

I lulëzoftë shpirti në shqiptarizmin e përhershëm!

 

 

P.S: Ky album me fotografi në Sarandën e verës së 2012, u mundesua ish kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa ndërsa inicioi dhe realizoi ceremoninë e nderimit të Heroit Shqiptar Adem Demaçi me titullin “Nderi i Sarandes” dhe i zyrtarizoi passaportizimon si qytetar i Sarandës.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 4 =