FOTO/ Restauratori Shkreli zbulon mbishkrimin pas 78 vjetësh në Pallatin e Brigadave - Arbëria News

FOTO/ Restauratori Shkreli zbulon mbishkrimin pas 78 vjetësh në Pallatin e Brigadave

Artan Shkreli ka zbuluar në Pallatin e Brigadave një mbishkrim që nuk ishte publikuar më parë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë restauratori nëpërmjet faqes së tij në Facebook ku ka bërë publike imazhet të këtij mbishkrimi, që sipas tij është i “mirë konservuar”. Sipas Shkrelit, bëhet fjalë për një mbishkrim të Kapelës së Pallatit të Mëkëmbësisë, ose Brigadave të 78 viteve më parë, të cilën ai aktualisht po e deshifron.  Restauratori tregon dhe përmbajtjen e saj: “Thelbi është që kapela i kushtohet Krishtit Shpëtimtar përmes kryqëzimit, drita e të cilit të bjerë mbi Mbretërinë e Shqipërisë nën dinastinë Savoja”. Faltorja është ngritur më 1941 falë Vittorio Emmanuele III dhe Benito Mussolini.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + thirteen =