Foto/ Stanari që persekuton fshatin - Arbëria News

Foto/ Stanari që persekuton fshatin

0deb66af-9519-40cc-997b-baad2298083a

Një grup  familjesh nga fshati Hoshteve në Zagori, visit pas shumë ankimesh që kanë bërë në Bashkinë e Libohovës por edhe  në institucione të tjera dhe mos marrjes së një vendimi lidhur me stanin e ngritur në mes të fshatit  kanë vendosur  ti drejtohen redaksisë së “Arbëria News”.

Nga kontaktit me kryefamiljarët redaksisë së “Arbëria News”  i është bërë me dije se  përpos mos respektimit që “stanari” i bën bashkëfshatarëve të vetë, ky i fundit  ka bërë të mundur edhe  falcifikimin e disa  vendimeve nga Prokuroria e Rrethit .

Ankesa e familjeve : 

Ne,k/familjaret e nje lagje ne fshatin Hoshteve-Zagori,Bashkia Libohove,pas shume ankimesh qe kemi bere dhe nuk jemi degjuar,vendosem ti drejtohemi redaksise tuaj.

Prej disa vjetesh ne mes te fshatit dhe 5-6 m afer banesave tona, nje Stan me 500 a 600 koke,kryesisht dhi, na mori frymen.

Ere e keqe e padurushme, miza, mushkonja, mjedis i ndotur, pleshtat jane bere shume shqetesues per ne.

Gjithashtu, re e madhe pluhuri mbulon shtepite dhe mushkerite tona.

Udha e fshatit eshte shkaterruar nga kembet e dhive…Pronari stanit Arben Vlashi sillet si feudal i vertete me komshijte dhe me”ligjet korruptive te stanit ka neperkembur ligjet e shtetit”si:

– Largesia e stanit prej banesave te njerzve eshte disa qindar metra.

– Ka uzurpuar trojet e komshinjve mbi te cilat ka ngritur stallat e dhive.Grabitjen me te madhe ja ka bere, Mihal Vlashit, prej 650m .katrore truall dhene me vendim te forms se prere nga Gjykata e Gjirokastres ne vitin 1996. Vendimi ne fjale eshte fallsifikuar dhe Prokuroria e Gjirokastres e mbulon kete veper penale!7709ce2f-7535-42b5-b761-ead243c49784

– Ka bllokuar rrrugen publike te fshatit dhe Komuna,Bashkia e Hipoteka qe mund te jene autore te ketij fakti e kane devijuar rrugen ne favor te Stanit dhe ne dem te te tjereve.

– Ka prere mbi dyqind drure Venje,rreptesisht te ndaluara,me te cilat ka ngritur stallat dhe ish komunari,Bashkia sot dhe Inspektoret e Mjedisit bejne sikur nuk dine,Eshte e pafaleshme per keta zyrtare te korruptuar te shtetit qe megjithse I kane “verifikuar”me dietat e shtetit ,I kane mbuluar.Dy inspektore te Mjedisit kane kryer kete veprim tani ne muajin mars.

– Stani punon ne informalitet te plote. Dhe inspektoret e Mjedisit I thone pronarit “Ku e ke baxhon?”,Se ku e perpunon pronari mijra kuintal qumesht eshte e veshtire ta kuptojne inspektoret?

Kush e mbron Stanin?

Kryepleqte e fshatit ,qe kane konfikt interesi,se ne ane te fshatit kane stanet e tyre.

Kryetarja e Bashkise qe vjen nga radhet e Shendetesise!

Drejtori Shendetit public qe e ka pare ne vend stanin,po I vjen keq per shendetin e bagetive!

Drejtori Mjedisit qe e ka pare dy here ne vend stanin,po ska ku mbeshtetet ne ligj

Drejtori Inspektorjatit shteteror te Mjedisit qe nuk na kthen fare pergjigje.

 

Ndaj ju drejtuam Medias,ketij pushteti te rendesishem,qe te nxjerr te palarat!

 

Me respect, K/familaret: Leonidha Zike,J.Puleshi,V.Cule,P.Andoni,M.Vlashi,Ll. Saqellari

Tel..0674940815

a1ac5e1b-7823-4678-81b1-024eac36655c

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 2 =