Fotoksina mbyt 51 vjeçaren, burri në gjendje të rëndë - Arbëria News

Fotoksina mbyt 51 vjeçaren, burri në gjendje të rëndë

Dy raste të ndryshme të ndodhura gjatë së mërkurës, ku njëri është shënuar në Tiranë dhe tjetri në Elbasan.

Gjatë ditës së djeshme një grua 51 vjeçe A.Ç,  ka ndërruar jetë, pasi konsumoi lëndë helmuse. Ndërsa një tjetër në Elbasan ka tentuar ti japë fund jetës me të njëjtën mënyrë, por ky i fundit është në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas burimeve policore, gruaja ka konsumuar fostoksinë, ku pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha ka gjetur vdekjen.Rasti i dytë ka ndodhur po dje, në qytetin e Elbasanit, në lagjen “11 Nëntori”.

Në banesë, është vetëhelmuar i moshuari Z.D., 80 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje rëndë. Lidhur me këto raste po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet për ndjekje të mëtejshme iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =