FT: Fitorja e Trump shënon krizën e demokracisë perëndimore - Arbëria News

FT: Fitorja e Trump shënon krizën e demokracisë perëndimore

Fitorja e zgjedhjeve presidenciale të Donald Trump shënon një krizë në demokracinë perëndimore, nurse shkruan sot ”Financial Times”, sickness një nga gazetat kryesore të Britanisë së Madhe.

“Ka disa arsye për të kuptuar se presidenti do të jetë ndryshe nga kandidati”, what is ed shkruan gazeta në një editorial.

“Fitorja e Trumpit shënon një mohim të stuhishëm të status quo-së”, shkruan FT, duke e përshkruar Donald Trump si “një manjat të pasurive të paluajtshme pa përvojë në qeverisje” si dhe “një i vetëquajtur përbuzës i fortë i aleatëve”.

“Pikëpamja optimiste është se kandidati zemërngushtë dhe tallës ndaj myslimanëve do të transformohet sapo të jetë brenda Shtëpisë së Bardhë”, thuhet në editorial, duke shtuar se “një ndryshim i tillë duket e pamundur në këtë fazë”.

“Ky është një moment i një rreziku të madh”, shkruan FT.

“Fitorja e zotit Trump, që vjen pas votimit të referendumit të Brexit në Britani, duket si një tjetër goditje e rëndë për rendin liberal ndërkombëtar”, përfundon gazeta prestigjioze “Financial Times”.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + 1 =