Galeria Kombëtare e Arteve fton artistët në “Onufri XXI”, koncepti në qendër qelqi

qelq

Arkitektë, kineastë, artistë ndërdisiplinorë, artistë performues, fotografë, artistë tingulli, artistë pamorë  dhe shkrimtarë nga skena kulturore dhe artistike shqiptare janë të ftuar të paraqesin projektet e tyre për Ekspozitën Ndërkombëtare “Onufri  XXI”. Shtatë do të jenë projektet e përzgjedhura, ndërsa kuratorët kanë bërë publik konceptin që do të ketë në qendër qelqin dhe marrëdhënien e  artistëve përballë brishtësisë,  kuruar nga VestandPage.

Afati përfundimtar   do të jetë  data 1 tetor e këtij viti.

Onufri rikthehet pas një viti mungesë dhe disa debateve mbi konceptimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm për artet pamor. Një prej kritereve të pjesëmarrjes është që artistët të jenë nën moshën  40-vjeçare. Teknikat dhe disiplinat janë të larmishme, duke përfshirë edhe shkencat. Qelqi është një material për t’u marrë shembull kur flitet për të krijuar shikueshmëri, apo për të diskutuar koncepte të tilla si transparenca, thyerja, rezistenca dhe brishtësia. Lente, dritare, pasqyra, xhama zmadhues, telefona celularë, tableta, ekrane kompjuterike, kamera survejimi, ekspozitorë, shishe, akuariume janë pjesë e jetës tonë të përditshme dhe profesionale, duke infektuar sferën tonë publike, shoqërore dhe private. Një palë syze mund të bëjë të padukshmen të dukshme; një dritare qelqi antiplumb mbron duke qenë një barrierë e tejdukshme, pra, si çdo material, edhe qelqi balistik nuk është krejtësisht i pakalueshëm.

Megjithatë, në mënyrë paradoksale, përtej çdo deklarate tautologjike, e vërtetë sipas përkufizimit por në thelb pa ndonjë vlerë informuese, këtu pyetja shtrohet se si, dhe çfarë, shohim kur shikojmë realitetin përmes qelqit? Si ndikon ai në mendjen tonë dhe mbi të menduarin tonë krijues? Që në shek.19, Lewis Carroll e përshkroi botën imagjinare të Lizës të formësuar përmes një xhami zmadhues, duke shkrirë realitetin me ëndrrën. Disa vjet më vonë gjesti provokues i Marcel Duchamp-it që mbyllte 50 cc ajër Parisi në një ampulë farmaceutike ofroi mundësinë për të përkthyer potencialet e pafundme të qelqit në një dialektikë të paprecedent, e cila në mënyrë të paevitueshme ka të bëjë me hapësirën, me kohën dhe me ekzistencën tonë të përditshme. Për të, qelqi mund të paramendohet si një element përbërës epistemologjik i gjuhës bashkëkohore të artit, një mjet i ri shprehësor përmes të cilit krijohen imazhe, megjithëse, duke parafrazuar Pindarin, ashtu si dija dhe jeta, struktura molekulare e qelqit dhe pikat e tij të dobëta janë më shumë rrugë rastësore sesa një ngrehinë e qëndrueshme.

Duke e marrë qelqin si medium, simbol dhe bartës të kuptimeve drejtuar kujtesës individuale dhe sociale, ekspozita SiO2 – Arsyeja e brishtësisë fokusohet tek gjendja e vigjilencës, vëmendjes dhe përgjegjësisë, për të parë konfigurimin e gjërave të botës sonë me sy më të përqendruar. Me këtë, ekspozita shpalos domosdoshmërinë e vëmendjes dhe kujdesit në marrëdhëniet njerëzore si në sferën private e shoqërore, ashtu dhe përkundrejt ambientit përreth, që në fund të fundit sjell një kuptueshmëri më të thellë të impaktit të pakthyeshëm që sjell një vendim i marrë.

Së fundmi, nisur nga të dyja: si nga perspektiva artistiko-edukative ashtu edhe ajo tekniko-artistike, ekspozita krijon një mundësi për studentët, artistët dhe operatorët kulturorë të reflektojnë, hetojnë dhe diskutojnë mbi atë se çfarë do të thotë ti qasesh një materiali të veçantë jo vetëm për atë që është, ose atë që përfaqëson, por së pari si burimi kryesor i konceptit, mendimit dhe imagjinatës për të shfaqur shqetësimet etike dhe estetike antro-poetikisht, mendime që i japin jetë dhe forcojnë zhvillimin e kulturës. Nëse qelqi lejon një takim ndërdisiplinor mbi një bazë të përbashkët dhe paraqet si karakteristikë kryesore të tij zgjerimin e vizionit të njeriut, atëherë ai mund të shërbejë si model dhe prag njohjeje. Nëse është kështu, qelqi mund të ofrojë mundësi të reja perspektivizimi dhe hulumtimi të vazhdueshëm, për të argumentuar sot më me forcë tema të rëndësishme, të tilla si maskimi, fshehja dhe ndarja, me qëllim zvogëlimin e distancave dhe kufijve, duke e përballur veten me dikotomi statike, stanjative

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + 4 =