Gangnam Style jo më në “fronin” e Youtube

Superhiti Gangnam Style i këngëtarit koreanojugor Psy ka qenë videoja më e parë në Youtube për 5 vitet e fundit.

Madje asaj i njihet merita se detyroi kompaninë që të rishkruante kodet e saj, pasi faqja nuk numëronte dot më shikimet, sepse nuk ishte parashikuar kurrë që një video të ndiqej kaq shumë.

Por rekordet janë bërë për t’u thyer dhe Gangnam Style, pavarësisht thuajse 2,895,000,000 shikimeve e humbi kurorën e Youtube ndaj një tjetër video të një këngë tej mase popullore.

Bëhet fjalë për kolonën zanore të filmit Fast and Furious 7 “See you again” të realizuar nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth’s që tashmë ka kaluar 2,985,000,000 shikime.

Kënga e tyre sigurisht që bëri bujë edhe për faktin se është një tribut për aktorin e ndjerë Paul Walker që humbi jetën para përfundimit të xhirimeve të filmit. nëse një person i vetëm do të shihte videon e këngës “See You Again” aq herë sa është parë në Youtube, do t’i duheshin 22.000 vjet. Por mbretërimi i videos më të parë në Youtube mbase do të jetë jetëshkurtër, pasi një tjetër hit po përparon me shpejtësi.

Superhiti i verës “Despacito” nga Luis Fonsi ka arritur 2,5 miliardë shikime dhe nuk po ngadalëson aspak. Pavarësisht se kujt i shkon titulli, lajmi më i mirë shkon për kompaninë Universal Music, e zotëron të treja këto këngë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − one =