Gazetari Agron Çobani vlerësohet me titullin e lartë "Mjeshtër i madh” (FOTO) - Arbëria News

Gazetari Agron Çobani vlerësohet me titullin e lartë “Mjeshtër i madh” (FOTO)

23d9f1fb17fae483388b6fb8fb76cc6e_L

Gjatë një ceremoni të organizuar sot në Presidencë, site kryetari i shtetit, Bujar Nishani, ka vlerësuar maksimalisht, një ndër emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare në vite, Agron Çobani, më titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, pas vdekjes.

Nishani ka theksuar se është jo vetëm ditë e shënuar, por edhe moment reflektimi për të respektuar vlera që shoqëria shqiptare me mund, pasion dhe përkushtim i ka kultivuar në vite.

Nga ana tjetër kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë Aleksandër Çipa  dhe shkrimtari Nasi Lera, nënvizuan në mënyrë konçize disa nga kontributet e identifikuara që ka lënë gjatë jetës së tij gazetari i njohur Çobani, shkruan newsbomb.

Bashkëshortja Luljeta Çobani përcolli mesazhin e mirënjohjes për vlerësimin e bërë, por edhe të konsideratës për të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e Agronit, i cili  krahas të tjerash, ishte edhe një personazh i spikatur social dhe që mungon me humorin e hollë e solidaritetin e papërsëritshëm të një njeriu me  tipare civile të veçanta.

Agron Çobani ishte radiokronisti më produktiv i Radio Tiranës, skenaristi i dokumentarëve që janë pjesë e vyer e trashëgimisë radiotelevizive shqiptare,  drejtuesi për vite me radhë i institucionit më të madh radioteleviziv në Shqipëri prej 5 dekadash, Radiotelevizionit shqiptar.

20160209153156605

 

ceremoni-dekorimi-4-290x200

agron-cobani

200px-Agron_Çobani

hqdefault

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + two =