Gazetari i njohur Çipa një letër ngushëllimi për poetin Alban Bala - Arbëria News

Gazetari i njohur Çipa një letër ngushëllimi për poetin Alban Bala

I dashur Alban,
Prej ditesh une jam nje ndjekes i rregullt i statuseve te tua me poezi qe hedh ne faqen tende te fb. I lexoj, sepse lexoj perhere poezi. Por kam edhe nje arsye tjeter, ne raport me ty. Une po e perjetoj shume raportin tend te dashurise me Nenen tende si edhe me atin, te cilet tashme i ke atje, ne ameshim.

Ti nuk ke pune me vajtimin, por po krijon aq artistikisht sa krijon syri lotin, poezite e tua per Nenen. Eshte ndoshta rasti divin, kur biri per nenen jep proven e mosmungimit, por ate te prezences dhe te te qenit bashke; ti ne jete dhe ajo, ne tej-jete. E thene sipas Robert Bërnsit “Te zjarrten zemer jo, Vdekja dot s’e ngrin”.
Koha e ikjes se Nenes tende ne ameshim eshte nje sprove e dukshme e shpirtit tend. Po realizon nje komunikim ne syte dhe per mendjen e publikut. Njejte sic e kane bere ne vuajtjen dhe shkakun e mungesave te tyre shpirt-njerezore, poetet e shumte te kesaj bote. Sic e thote Uitmani:” Vuajtjet jane nje nga petkat me te cilat nderrohem”.

Cikli yt vijues i poezive te komunikimit me Nenen ne ameshim, ne dite te sotme, eshte dicka e zakonshme, por cilesisht e rralle. Sepse ti po e gjeneron raportin personal te dhimbjes si vlere universale per ta thene te gjithe. Ne nje poezi per nje dhimbje-semurjeje te nenes sime ne jete, kam vargun: “Tek loti ka nje fe per nenen”. Gjate diteve qe pres e lexoj poezite e tua, e ndjej se si plotesohet ky asosacion i raportit te ndergjegjes bir- nene ne brendine universale te lidhjes dhe dashurise klasike shpirterore.
Kam shume arsye qe ne kohe te ardhme, ta pres nje librin tend te ardhem per kete raport. Ate, domethene lbrin, ti e ben tashme prej gjithe kesaj kohe. Dhe dije se, duke ia dale te perballosh mungesen, zgafellen dhe ate ikje me pakthim ne jeten dhe shtepine tende, ia ke dale te na ndihmosh edhe ne te tjereve. Sepse, tek jeta e perkohshme, jane pjeset e vyera te shpirtit dhe perjetimeve universale e te perjetshme njerezore.

Jetesoje ne kete menyre dhimbje-dashurine tende per prinderit, sepse je nje mundesi ndihmuese per shume miq dhe lexues te tu, qe te duan pastertisht, i dashur Alban!
Une dua te te them se, kjo menyre e shkembimit te lotit me fjalen, aq me teper me poezine, jane nje urate diviniteti mes te gjalleve dhe te ameshuarve ne kohe te koheve! Pac uratat e gjithe njerezve qe dine te urojne miku im!

I pac gjithe uratat e shpirtit ne gjallje dhe tashme te ameshuar te Nenes tende, Alban Bala!
Shpirterisht dhe miqesisht Sander Çipa

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + sixteen =