Gerard Pique "tallet" me Ronaldon - Arbëria News

Gerard Pique “tallet” me Ronaldon

“Faleminderit Kevin Roldan, prescription me ty nisi gjithcka.” Gerard Pique thumbon rivalët e përjetshëm të Realit të Madridit, vecanërisht Cristiano Ronaldon, për dështimin e plotë gjatë sezonit që sapo u mbyll, ndërkohë që Barcelona i fitoi të tre trofetë, Kampionatin, Kupën dhe Championsin.

Por c’lidhje ka këngëtari kolumbian me Realin e Madridit?

Në fillim të muajit Shkurt, vetëm pak orë pas disfatës 4-0 në derbi me Atleticon e Madridit, Cristiano Ronaldo festoi me miqtë e tij më të afërt 30-vjetorin e lindjes, ku kishte ftuar edhe këngëtarin Kevin Roldan.Në atë kohë ndaj sulmuesit portugez vërshuan kritika të shumta sidomos nga tifozët Los Blancos, për të cilët ishte e papranueshme një festë etillë pas një humbjeje kaq të thellë, që shënoi edhe të tatëpjetën e Realit të Madridit në pjesën e dytë të sezonit.Kjo frazë e Piques bëri që të shpërthente Camp Nou, ndërsa trajneri dhe futbollistët e tjerë të Barcelonës, as që prisnin këtë batutë të 28-vjecarit, i cili shquhet për sensin e humorit dhe për thumbimet ndaj rivalëve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × three =