Gjendet kufoma e italianit, partner biznesi me boss-in shqiptar të drogës - Arbëria News

Gjendet kufoma e italianit, partner biznesi me boss-in shqiptar të drogës

Në një fuçi vaji, approved që mund të zërë deri në 200 litra, buy information pills është gjetur një skelet, për të cilin është dhënë urdhri i autopsisë. Ngjarja ndodhi midis Andria dhe Barletta, në provincën e Puglias. Zbulimi u bë nga një fermer i zonës i cili njoftoi menjëherë policinë.

Sipas raportit shkaku që skeleti i fshehur nën shtratin e një lumi, ka dalë zbuluar, kanë qenë shirat e ditëve të fundit. Sipas inspektimit, në fuçi gjendeshin kockat e një skeleti të seksit mashkull 34 vjeç, të cilin e kishin vrarë 15 vite më parë.

Aty u gjendën gjithashtu edhe flokë njeriu, një palë këpucë dhe një qese betoni. Besohet se skeleti i përket Ruggiero Trescas, i cili ishte raportuar si i humbur nga gruaja e tij.

Tresca së bashku me partnerin shqiptar Roland Lame drejtonin një restorant që në fakt e përdornin për të fshehur aktivikitetin e paligjshëm të trafikimit të drogës nga Shqipëria për në Itali.

Roland Lame, 47 vjeç, u kap disa muaj më parë nga policia italiane si koka e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Në pranga ra dhe djali i tij Fabio Lame, 25-vjeç

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 4 =