Gjendet një trup i pajetë në Tiranë - Arbëria News

Gjendet një trup i pajetë në Tiranë

 

Një trup i pajetë është gjetur në rrugën “Lord Bajron” në kryeqytet. Sipas policisë, kufoma e dekompozuar i përket një mashkulli rreth moshës 40 vjeç.

Policia informon se një telefonatë e mbërritur rreth orës 14: 30 minuta në numrin e Emergjencave 112 njoftoi për kufomën, e cila nga verifikimet e bëra i përket seksit mashkull, rreth moshës 40 vjeç, me një gjatësi rreth 170 cm.

“Për shkak të stadeve të avancuara të dekompozimit të saj, nuk cilësohen të dhëna të tjera.  Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale”, njofton policia. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin kufomës së gjetur.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × four =