Gjendet i pajetë 38-vjeçari nga Pogradeci, humb jetën nga i ftohti

 Një person është gjetur i pajetë paradite e sotme në qytetin e Pogradecit. Viktima është Anastas (Renato Shuke) 38 vjeç, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e të ftohtit. 38-vjeçari është gjetur i pajetë nga disa të afërm në banesën e tij në lagjen numër 4. Mësohet se viktima jetonte i vetëm, ndërsa në dhome mungonin pajisjet ngrohëse, çka ka rritur dyshimet se ai ka ndërruar jetë nga i ftohti.

I ftohti që ka përfshirë prej disa ditësh vendin tonë, ka shkaktuar vdekjen dhe të 4 personave të tjerë më herët. Rasti i parë ishte i një endacaku në Durrës, e një tjetri në Sarandë, e një në Lushnjë. Ndërsa dje u regjistrua një rast i tillë edhe në Korçë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 10.01.2017, rreth orës 10:30, në lagjen nr 4 në Pogradec, në banesë, është gjetur i vdekur shtetasi A.Sh, 38 vjeç. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + sixteen =