Gjendet i vdekur konsulli rus në Greqi

Një rast i rëndë me pasoja diplomatike po hetohet nga zyrtarët e Departamentit për Krime për Jetën dhe Sigurinë në Greqi.

Konsulli rus në Greqi, Andrei Malanin është gjetur i vdekur në banesën e tij në Herod Atticus Road.

Diplomati nuk ka qenë në punë ditën e sotme, ç’ka ka bërë që kolegët të shqetësohen dhe kanë shkuar menjëherë në banesën e tij.

Sipas mediave greke, ata kanë lajmëruar policinë, pasi askush nuk iu është përgjigjur kur shkuan në banesën e Malaninit. Kolegët e tij mësohet se e gjetën konsullin të shtrirë në dyshemenë e shtëpisë.

Sipas hetimeve paraprake, vdekja e diplomatit dyshohet se ka ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë do të jetë ekspertiza ligjore që do të japë me tepër informacione lidhur me këtë ngjarje.

Vetëm disa javë më parë në Turqi u vra një ambasador rus Andrey Karlov, gjatë kohës që ishte duke mbajtur një fjalim. Karlov, 62-vjeç shërbeu si diplomat përgjatë gjithë jetës së tij dhe ka qenë ambasadori rus për Turqinë që prej vitit 2013.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + 20 =