Gjermani, mijëra protestues kundër ndërtimit të Bankës Qendrore Evropiane - Arbëria News

Gjermani, mijëra protestues kundër ndërtimit të Bankës Qendrore Evropiane

Dhjetëra demonstrues janë lënduar dhe mbi 350 njerëz të tjerë janë arrestuar pasi u përleshën me policinë në qytetin gjerman, sickness në Frankfurtit.

Makina të policisë janë djegur pas një proteste kundër hapjes së një baze të re për Bankën Qendrore Evropiane. Dhuna shpërtheu afër operës Alte, disa orë para hapjes zyrtare të ndërtimit.

Mijëra aktivist të “Blockupy” kishin marrë pjesë në një tubim. Protestuesit ishin nga e gjithë Gjermania dhe nga pjesa tjetër e Evropës për të shprehur zemërimin e tyre në rolin e BQE.

Organizuesit sollën protestues të aleancës së krahut të majtë nga e gjithë Gjermania dhe pjesa tjetër e Evropës për të shprehur inatin e tyre ndaj rolit të Bankës Qendrore Europiane me masat e shtrëngimit ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, e sidomos Greqisë.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 5 =