Gjirokastër,-Qytet i tejkalueshëm vetëm prej vetes - Arbëria News

Gjirokastër,-Qytet i tejkalueshëm vetëm prej vetes

NGA: Aleksander cipa

Fjalet e gurit gjithkund jane vetem nje imagjinate. Askund nuk flet guri edhe pse poetet, sidomos ata te Ballkanit kembengulin per te kunderten. Veç ne nje qytet te Botes, duhet pranuar pa kompromis e verteta.

Ne Gjirokaster njeriu i dha Fjalet gurit dhe ai, pra guri, ka gjuhen e vet. Eshte po aq gjuhebukur e gjuhepasur guri i skalitur i Gjirokastres sa per ta mesuar gjithe gjuhen e tij nevoitet te jesh i gjithekohshem. E vetmja zgjidhje per t’ia dale kesaj, pra per te pervetesuar gjithe gjuhen e gureve te qytetit, mbetet perpjekja njerezore e gjirokastriteve per trashegimni. … Ne kete qytet bilat (vajzat) dhe djelte nuk mbllaçiten e as guxojne te hane ne sokake e neper sheshet e gurta, sepse duket sikur respektojne estetiken e Gurit.

Ne Gjirokaster ka disa gjuhe, jo njerezore, jane ato qe ndertues-arkitektet e saj i misheruan ne gure.
Qytet i tejkalueshem prej vetes dhe prej asnje qytetitjeter ne Bote…

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 10 =