Gjithë Shqipëria në protestë, studentët nuk dorëzohen - Arbëria News

Gjithë Shqipëria në protestë, studentët nuk dorëzohen

Protesta e sotme e studentëve është bërë edhe më masive.

Jo vetëm në qytetin e Tiranës, por edhe në qytetet e tjera të vendit studentët kanë bojkotuar mësimin deh kanë dalë në rrugë me pankarta dhe megafonë.

Shumë prej studenteve të rretheve kanë zbarkuar në kryeqytet dhe po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Para kamerave ata janë shprehur të patundur për kërkesat e tyre.

Studentët e Durrësit janë nusur drejt Tiranës.

Në Vlorë  studentët e universitetit “Ismail Qemali” bëjnë thirrje për tu bashkuar.

Protesta vijon në Elbasan para Universitetit ndërsa dy autobusë janë nisur drejt Tiranës.

Në Korçë studentët po marshojnë drejt qendrës.

Katër kërkesat e studenteve drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë:

1. Anulimi i VKM per tarifa shtese.

2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.

3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentet ne bord.

 

/GazetaExpress/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 1 =