Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzon kërkesën/ ish-kryebashkiaku Xhelili lihet në burg - Arbëria News

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzon kërkesën/ ish-kryebashkiaku Xhelili lihet në burg

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Peshkopisë Shukri Xhelili për ndryshimin e masës së sigurisë.

Avokati i Xhelilit kërkoi “arrest shtëpie” ose “detyrim paraqitje” por kjo gjë nuk është pranuar nga trupi gjykues duke lënë në fuqi masën e shkallës së parë për ‘arrestin me burg”.

Shukri Xhelili u arrestua pas publikimit të video-skandalit ku kërkonte favore seksuale nga një 20-vjeçare në këmbim të vendit të punës. Ai u shkarkua gjithashtu nga qeveria nga detyra e kryebashkiakut.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − 1 =