Gjykata e Lartë "çliron" ish-guvernatorin Ardian Fullani, njeri i respektuar dhe pa rrezikshmëri - Arbëria News

Gjykata e Lartë “çliron” ish-guvernatorin Ardian Fullani, njeri i respektuar dhe pa rrezikshmëri

Janë dashur shtatë muaj, medical që Gjykata e Lartë të zbardhë argumentet për lirimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani.

Këti të fundit iu hoq masa e sigurisë “arrest shtëpie” në nëntor dhe që prej asaj kohe, hetimet ndaj Fullanit për shpërdorimet në Bankën e Shqipërisë, kanë ngecur.

Dhe, me gjasë do të mbyllen, ashtu siç janë mbullur shumë çështje të tjera.

Por, ajo që bie në sy, janë argumentet që përdor Gjykata e Lartë(ku punon edhe gruaja e ish-guvernatorit) për Fullanin.

Sipas kësaj gjykate, Fullani është një person i respektuar në shoqëri dhe për këtë arsye duhet lënë i lirë.

“Masa e sigurimit “arrest shtëpie”, e dhënë nga gjykata e Apelit, është e papërshtatshme, pasi nuk i përgjigjet rrezikshmërisë së personit nën hetim, Ardian Fullani, i cili jo vetëm që është një individ i respektuar në komunitetin ku jeton, ku për një përiudhë dhjetëvjeçare ka drejtuar institucionin më të lartë financiar në vend, Bankën e Shqipërisë, pir gjithashtu nuk paraqet ndonjë rrezikshmëri të lartë shoqërore, apo të përbëjë ndonjë rrezik të mundshëm për pengimin dhe prishjen e procesit hetimor në ngarkim të tij, ashtu siç pretendohet nga ana a organit të akuzës”, thuhet në argumentin e Gjykatës së Lartë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 2 =