Gjykata Kushtetuese rrëzon shoqatat e të përndjekurve - Arbëria News

Gjykata Kushtetuese rrëzon shoqatat e të përndjekurve

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”57507″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Dy shoqata të të Përndjekurve Politik i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Qeverisë Rama që nëpërmjet një vendimi ka përcaktuar kategoritë prioritare që përfitojnë dëmshpërblim.

Ndërsa e ka marrë në shqyrtim kërkesën e shoqatave Gjykata Kushtetuese ka lenë në fuqi vendimin e Qeverisë, story duke arsyetuar se nuk ka asnjë mospërputhshëri ligjore në këtë akt dhe kriteret e vendosura nga Qeveria janë në përputhje me të drejtën kushtetuese.

Vendimi në fjalë i Qeverisë ka përcaktuar se kategoritë e para të të përndjekurve që marrin dëmshpërblim janë ish gratë e dënuara, ish të përndjekurit mbi 75 vjeç, ata që kanë vuajtur personalisht dhe kanë fëmijë të mitur, ish të përndjekurit që vuajnë nga sëmundje të rënda e që janë ende gjallë në momentin e pagesës. Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese argumenton se nëpërmjet kategorizimit prioritar Qeveria ka vendosur një skemë të dhënies së dëmshpërblimit sa më të shpejtë dhe efektiv, gjë që nuk mund të konsiderohet si diskriminim.

“Për këtë qëllim, ligjvënësi ka vendosur qëllime objektive, si: gjininë, ish të përndjekurit që janë mbi 75 vjeç, ish të përndjekurit që kanë vuajtur personalisht dhe kanë fëmijë të mitur, ish të përndjekurit që vuajnë nga sëmundje të rënda”, argumentohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Arberia News[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + 6 =