Gjykata pezullon punimet për “Velierën” në Durrës

Gjykata Administrative ka pezulluar ditën e sotme punimet në pjesën e sipërme të projektit për sheshin “Veliera” në Durrës.

Ankimimi për pezullumin e punimeve për këtë shesh u bë nga shoqëria civile, e cila zhvilloi edhe një marshim-protestë kundër punimeve për ndërtimin e sheshit “Veliera”.
Në sheshin para portit detar prej ditësh kanë dalë në dritë themelet e një godine të periudhës osmane, dy topa lufte dhe disa dhjetëra predha sferike guri për hedhje me katapultë.

“Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se po varroset origjina e kombit shqiptar. Kjo nuk po ndodh vetëm në Durrës, por në Gjirokastër, Korçë dhe në çdo qytet-muze”, tha Avokatja Mirela Jorgo në atë protestë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − seven =