Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, 10 tuturë dhe prostituta në pranga ( VIDEO ) - Arbëria News

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, 10 tuturë dhe prostituta në pranga ( VIDEO )

Një grup i strukturuar kriminal i cili merrej me shfrytëzim prostitucioni është shkatërruar nga policia e Tiranës.
Drejtori i policisë së Shtetit Ardi Veliu njoftoi se ka goditur një grup prostitucioni, tutorë, prostituta dhe persona të tjerë që i shërbenin në këtë aktivitet.

Strukturat e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Taksi e lirë 2”, gjatë të cilit janë arrestuar 10 shtetas, si dhe janë proceduar 3 të tjerë, të cilët ushtronin veprimtari të paligjshme, si një rrjet për “shfrytëzim prostitucioni”.

Shtetasit e arrestuar janë si më poshtë: 

1.   Ruzhdi Gapi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Arrestuar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim i prostitucionit”

2.   Edmond Shkalla, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë. Arrestuar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim i prostitucionit”,

3.   Albina Kasa, 26 vjeç, lindur në Elbasan dhe  banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë. Arrestuar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim i prostitucionit”,

4.   A. Ndoja, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i  pa dënuar më parë. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”

5.   Jani Murati (Gëzim Kasëmi), 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim prostitucioni”,

6.   Altin Sulejmanasi, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim prostitucioni”,

7.   Elton Mimini, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim prostitucioni”,

8.   A.L., 44 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë. Arrestuar për veprën penale  të “Prostitucionit”,

9.   F.P., 32 vjeçe, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit” dhe Prodhim shitje të lëndëve narkotike.

10.  D.D, 42 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me inicialet:

1. D.D., 25 vjeçe, lindur në Tropojë dhe  banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë,

2.   L.K., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë,

3. B.C., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − four =