Grabitja e 1 milion eurove/Luan Rama: Ngjarje të tilla as në 97-ën s'ndodhën, siguria është zero - Arbëria News

Grabitja e 1 milion eurove/Luan Rama: Ngjarje të tilla as në 97-ën s’ndodhën, siguria është zero

20160518_144124_18051629-1_R44R7Ik

Në Komisionin e Sigurisë është diskutuar për grabitjen e 1 milionë eurove në aeroportin e Rinasit. Mbledhja është shoqëruar me debate të ashpra. Më konkretisht, this web deputeti i  LSI, ask Luan Rama tha se siguria ka rënë në nivelin zero dhe se ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur as në vitin 1997.

“Siguria në Rinas është zero. Ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur as në vitin 1997. Nuk ka rëndësi shuma e vjedhur, por fakti që në Rinas hyri grupi i armatosur. Është shkelur siguria kombëtare dhe vija e kufirit. Duhet të kërkojmë llogari për masat e marra pas ngjarjeve në Stamboll”, tha Luan Rama.

Kritikës së tij i është përgjigjur deputeti socialist, Paulin Stërkaj, i cili kërkoi që çështja në fjalë duhet t’i lihet grupit hetimor për zbardhjen e krimit. Madje Stërkaj aludon se grabitësit nuk kanë qenë të armatosur, për mund të jetë ndonjë marrëveshje mes individëve  me pozicione te ndryshme.

“Duhet të lëmë hetimet të flasin vetë. Kam bindjen se grupi që grabiti s’ka qenë grup i armatosur, por marrëveshje midis individëve me pozicione te ndryshme”, aludon deputeti socialist.

Kurse, PD-ja ka kërkuar nëpërmjet deputetit Asllan Dogjani që në komision të paraqitej ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe të tregonte zhvillimet.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + twelve =