Grabitja në Rinas/ Admir Murataj me 13 identitete

Zbulohen të dhëna të reja lidhur me “trurin” e bandës së grabitësve të bankave, more about i shpallur në kërkim nga policia me emrin Admir Murataj. Gazetari i “News 24”, unhealthy Artan Hoxha bën me dije se ky nuk është emri i tij i vërtetë por vetëm 1 nga 13 identitetet e rreme që ai përdor.

“Admir Nikaj është emri i tij vërtetë. Ai njihet me 13 identetite të tjera dhe një prej tyre është Admir Murataj. Nikaj është me origjinë nga Tropoja dhe familja e tij ka ardhur në Fushë-Prezë. Admir Nikaj njihej më herët nga policia, pavarësisht se aktiviteti i tij nuk ka qenë në Shqipëri, por jashtë vendit. Ka qenë i arrestuar në Greqi dhe i arratisur nga burgu i Trikallës, të dhëna që tashmë janë bërë të ditura për publikun. Por një tjetër detaj lidhur me të është se ka qenë pjesë e grupit të Marjan Kolës, pjesë e të cilit është edhe Ilir Kupa i mbijetuar i atij grupi. Duket një grup që nuk ka emër në Shqipëri, por mund të thuhet se aktivitetin e ka patur mjaft intesiv jashtë”, – sqaroi Hoxha.

Ja sa nga paratë e vjedhura gjeti policia

 Gazetari Artan Hoxha i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” ka folur sot lidhur me detaje të tjera për operacion e koduar  “Patriot”, në kuadër të të cilit u arrestuan mbrëmë 4 grabitësit e 3.2 milionë dollarëve të BKT afër Rinasit dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë Hoxha sqaroi se deri më tani policia ka mundur të ‘rikuperojë’ afërsisht gjysmën e shumës së grabitur, sipas tij diku tek 1.2 milionë euro.  “Ky grup, vetëm në 2 grabitjet zyrtare ka grabitur një shifër diku 7 mln euro. Shifra e rikuperuar derimë tani, gjithmonë sipas burimeve nga policia, llogaritet dikur në 1.2 milionë euro. Por në dijeninë time është më e vogël. Por pak rëndësi ka. Sepse nëse ti ke grupin paratë i gjen kollaj”, u shpreh ai. Nga ana tjetër, Hoxha theksoi se nuk shpreson se do gjenden të gjitha paratë e grabitura. “Nuk ka shumë shpresë për mua se do gjendjet sasia e lekëve të grabitura. Sepse në të kaluarën banda ka treguar se pas grabitjeve i ka investuar paratë, përjashto një pjesë që i kanë prishur”, – tha Hoxha.
Po sot policia sqaroi disa nga mënyrat se si grabitësit e 3.2 mln dollarëve i fshehën një pjesë të parave të vjedhura, që nga groposja në tokë duke i futur brenda tenxhereve me presion deri tek kasaforta brenda një servisi makinash.

“Në Vlorë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro”,- sqaroi policia. Ndërsa “në Vorë tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë”, – thekson më tej policia, shkruan BalkanWeb.

Hierarkia e bandës, e ndarë në 2 grupe. Ja koka

Detaje të tjera janë zbuluar për bandën që akuzohet për të paktën tre supergrabitje bankash. Kështu, gazetari Artan Hoxha ka thënë në “News24” se banda ishte e ndarë në dy grupe.

05a7bafd-6f45-4955-92c6-91f7bb1a2ec3Ish-komandot e arrestuar dje bënin pjesë në grupin që kryente grabitjen, së bashku me Admir Muratajn dhe Admir Çerpjen. Ndërsa, në grupin tjetër bënte pjesë biznesmeni nga Kruja, dy vëllezër nga Tropoja, që janë nipërit e Muratajt, si edhe Xhyliu nga Lushnja, ish-polic privat.Ky grup i dytë merrej vetëm me informacionet për bandën. Ata ndihmonin bandën edhe me automjete, logjistikë, informacione për lëvizjen e parave etj.

HIERARKIA BRENDA BANDËS SË GRABITËSVE
“TRURI” I BANDËS

Admir (Jetmir) Çerpja
Admir Nikaj (Murataj)
Planifikonin grabitjet, studionin lëvizjet e blindave me para, përcaktonin bankën që do godisnin.

“GRUPI I ZJARRIT”
Ditjon Memlikaj (ish-Komando)
Neim Avdulaj (ish-Komando)
Ernest Kupa

FURNITORË (Në mjete, armë, logjistikë, radio, kamuflazh)
Dy vëllezër nga Tropoja (Nipat e Admir Nikaj ‘Murataj’)

INFORMATOR NË TERREN
Fajton Xhyliu

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × five =