"The Guardian”/ Ndërtimet e hidrocentraleve në Shqipëri do sjellin katastrofë natyrore - Arbëria News

“The Guardian”/ Ndërtimet e hidrocentraleve në Shqipëri do sjellin katastrofë natyrore

Gazeta prestigjioze britanike ‘The Guardian”  dhe një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë  kanë ngritur alarmin për ndërtimet e hidrocentraleve në Shqipëri duke paralajmëruar një katastrofë natyre.

“Sipas një analize të re, ndërtimet e hidrocentraleve janë rritur me 300% në të gjithë Ballkanin perëndimor në dy vitet e fundit, duke shkaktuar frikën e zhdukjes së lumenjve malorë dhe humbjen e biodiversitetit”, shkruan gazeta.
Shqipëria konsiderohet si pika më e nxehte me 81 diga në ndërtim e sipër. Përveç jetës ujore, bumi i digave mund të kërcënojë edhe njerëzit

Rreth 2,800 diga të reja do të ndërtohen nga Sllovenia në Greqi dhe makineritë e rënda tashmë kanalizojnë rrjedhat e reja të ujit në 187 vende ndërtimi.

Ulrich Eichelmann, drejtor i OJQ-së ‘RiverWatch’ tha për gazetën se natyra e rajonit po shkon drejt shkatërrimit.
“Ata ndërrojnë drejtimin e ujit përmes tubacioneve dhe lënë pas kanale boshe ku kalonin dikur lumenj. Kjo është një katastrofë për banorët lokalë dhe për mjedisin. Për shumë lloje peshqish dhe insektsh, ky është fundi”, shprehet studiuesi.
Eichelmann ka ngritur alarmin se një specie ende e panjohur peshku, po kërcënohet nga një hidrocentral i planifikuar Poçem të lumit Vjosa.

Raporti i shkencëtarëve e përshkroi Vjosën si një ekosistem unik dhe dinamik për shumë specie ujore që janë zhdukur në të gjithë Evropën. “Shumica e këtyre komuniteteve të pritet të zhduken si pasojë e digave të projektuara të hidrocentraleve,” thonë ata.

Gjatë një ekspedite,  25 shkencëtarësh gjetën një peshk të paidentifikuar që është ende i panjohur për shkencën.
Po ashtu edhe salmoni i Danubit dhe trofka e Prespës, mendohet të jetë në rrezik nga ajo që Eichelmann e quan “një cunami digash”.

I intervistuar nga “The Guardian”, ministri shqiptar i Energjisë, Damian Gjiknuri pohon se dy mega hidrocentrale në Vjosë do të lejojnë kalimin e peshqve përmes “bypass”-et.  Por gazeta arsyeton se përtej jetës ujore, bumi i digave mund të jetë gjithashtu kërcënim për njerëzit.

Gjiknuri kundërshtoi raportet e gazetës britanike se vetëm në Shqipëri u ndërtuan dy “diga të larta”.

Që nga viti 2012, konfliktet e pronës midis kompanive të mëdha energjetike dhe fermerëve të vegjël kanë çuar në një sërë vrasjes dhe krimesh, citon gazeta një studim të financuar nga BE.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + ten =