Hapja e negociatave/ Zyrtari gjerman në Tiranë: Nuk shoh konsensus në Shqipëri - Arbëria News

Hapja e negociatave/ Zyrtari gjerman në Tiranë: Nuk shoh konsensus në Shqipëri

Ka mbërritur sot në Tiranë, për çështjen e hapjeve të negociatave me BE-në, Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Drejtësisë gjermane, Christian Lange.

Lange ka theksuar se Vetingu është një proces me rëndësi për sistemin e drejtësisë, ndërsa në politikë theksoi se ishte me rëndësi konsensusi, por që në Shqipëri nuk vlerësohej.

“Në Gjermani jemi më shumë të orientuar drejt konsensusit, gjë që nuk e shikoj në Shqipëri. Por konsensusi është një gjë shumë e mirë”, tha Lange.

Ai bëri të ditur se sot në mëngjes pati vizituar Shkollën e Magjistraturës, e cila “bën një punë shumë të mirë në formimin e  gjyqtarëve dhe prokurorëve.”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + eleven =