Hemofilikët në rrezik për jetën, mungon medikamenti - Arbëria News

Hemofilikët në rrezik për jetën, mungon medikamenti

Rreth 196 pacientë me hemofili vijojnë të kenë problem me marrjen e faktorit VIII dhe IX. Shpërndarja e këtij medikamenti bëhet vetëm në qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe shumë herë ka vonesa, ndërkohë që pacientët që vijnë nga i gjithë vendi duete të presin.

Sipas hulumtimeve më të fundit të realizuara nga Shoqata “Together for life” një pacienti i duhet të drejtohet disa herë kësaj qendre për të siguruar një sasi të vogël të faktorit.

Mungesa ose vonesa në shpërndarjen e faktorit rrit kostot financiare të shtetit ndaj këtyre pacientëve.

Nëse një pacient hemofilik nuk merr sasinë e mjaftueshme me faktor është i predispozuar që të bëhet invalid. Në këtë mënyrë do të ketë rritje të shpenzimeve që shteti duhet të ketë ndaj tij. /lajmifundit.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + 12 =